Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës ka bërë të ditur se në komunën e Podujevës janë strehuar 48 persona të ardhur nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri.
Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Zogiani lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunë e Podujevës tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë në përgjithësi është e mirë.
Ai shqetësuese paraqiti rastin e rritjeve të aksidenteve në komunikacion dhe rastin e sulmit me armë nga persona të panjohur ndaj shtëpisë së një pjesëtari të Policisë së Kosovës.
Komandanti i Policisë tha se që nga 26 nëntori, kur Shqipëria u godit nga tërmeti tragjik janë duke përcjellë ardhjen e personave nga zonat e goditura nga tërmeti, e që po kërkojnë strehim në komunën e Podujevës.
Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, tha se menjëherë pas tërmetit që goditi Shqipërinë, kryetari i Komunës ka mbledhur në takim Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ku është analizuar situata e krijuar pas tërmetit tragjik dhe janë ndërmarr masat dhe janë dhënë detyrat për menaxhimin e ndihmave dhe sistemimin e personave që do të kërkojnë strehim.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zaim Thaçi, tha se aktualisht në këtë komunë janë raportuar se nga Shqipëria kanë ardhur dhe janë strehuar 11 familje me 48 anëtarë, të cilat janë vendosur nëpër shtëpi në pesë lokalitete, prej tyre dy familje janë vendosur në një hotel.
Thaçi tha se zyrtarët e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i kanë vizituar këto familje për të parë kushtet në të cilat janë akomoduar dhe nevojat e tyre. Ai tha se disa familje kanë nevojë për ushqime, gjëra higjienike dhe dru për ngrohje.
Në takim u tha se qytetarët që kanë strehuar dhe që do të strehojnë familje të ardhura nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri duhet të paraqiten tek kryetarët e komitetit të fshatrave, ose në Komunë dhe t’i japin të dhënat për numrin e anëtarëve të familjeve të strehuara, në mënyrë që të bëhet evidentimi i saktë i tyre.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra