Policia e Kosovës ka ndërdyrë në pesë dasma vetëm të dielën, pasi persona të papërgjegjshëm pavarësisht thirrjeve të shumta për mos gjuajtje me armë, nuk janë përmbajtur nga kjo veti e rrezikshme.
Rastet raportohen të kenë ndodhur në Obiliq, Ferizaj, Istog, Vushtrri e Mitrovicë, shkruan arbresh.info.
Pesë personat në rastet e ndara janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit nga prokurori.
RAPORTI:
Fsh. Mazgit, Obiliq, 07.08.2022 – 11:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gas. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Epopeja e Jezercit, Ferizaj, 07.08.2022 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në aheng familjar ka shtënë në ajër disa herë me pistoletë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas me dy copë fishekë . Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Tomoc, Istog, 07.08.2022-23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas me karikator dhe tri gëzhoja cal-9mm. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Maxhunaj, Vushtrri, 07.08.2022 – 12:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në aheng familjarë ka shtënë në ajër disa herë me pistoletë. Pistoleta dhe tri gëzhoja janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë, 07.08.2022-19:16 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng familjar, kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator me 7 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./arbresh.info/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...