Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 103-të ka miratuar draftin e raporti 9-mujor financiar të buxhetit të vendit për vitin 2022.
Ministri i Financave, Hekuran Murati në fjalën e tij tha se raporti i periudhës janar – shtator 2022 përmban analiza përmbledhëse të kësaj periudhe, pasqyron të hyrat sipas institucioneve, detajet mbi të hyrat sipas tatimeve si dhe krahasimet me periudhat paraprake dhe projeksionet buxhetore.
Murati tha se mund të konstatohet se gjatë periudhës janar – shtator, pranimet janë në vlerë prej 1 miliard e 890 milionë euro, ndërsa pagesat në vlerë 1 miliard e 654 milionë euro.
“Si përmbledhje mund të konstatojmë se gjithsej, pranimet përgjatë 9-mujorit janë në vlerë prej 1 miliard e 890 milionë euro, ndërsa pagesat arritën vlerën prej 1 miliard e 654 milionë euro, që paraqet një rritje prej 6% në krahasim me periudhën e njëjtë raportuese të vitit paraprak”, është shprehur Murati.
Tutje, ai tha se si rezultat i kësaj ka edhe ndryshim në bilancin e fondeve, i cili sipas tij, ky bilanc neto më 30 shtator arriti vlerën prej 590 milionë euro, ndërsa gjendja fillestare ishte milionë euro./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...