Me qëllim të marrjes së propozimeve vërejtjeve dhe rekomandimeve, Komisioni parlamentar për media, mbajti në Pejë dëgjim publik për projektligjin për KPM-në.
Fshehja e pronarëve të portaleve, shpërndarja e videove nga faqe të ndryshme pa leje e pa mbulim të fytyrave të fëmijëve, transparenca financiare, vula e garancisë dhe obligimi për regjistrimin e të gjitha medieve në Kosovë, ishin vetëm disa nga shqetësimet që u ngritën nga pjesëmarrësit në këtë dëgjim publik.
“KPM -ja do të duhet të bëj më shumë për mbrojtjen e privatësisë së secilit person, jo vetëm fëmijëve për arsye se me potencuar në një portal, me ja përmend emrin nëse është përfshirë qoftë edhe në një aksident apo incident edhe në fund për me shkruar prezumimin e pafajësisë, për mua nuk është etike dhe nuk veproj kështu”, tha Valdrin Daci.
“Ju flisni për gjobat, asnjë moment nuk thatë dicka për shpërblimet, atij që e meriton, për të krijuar profesionalizëm ndërgjegje dhe përgjegjësi. Dhe asnjë portal, apo edhe media tjera nuk i japin llogari askujt për asgjë hiq e ajo është papërgjegjësi e madhe, mos koordinim”, tha Rrustem Gërguri.
“Si do të zbatohet ku ligj përderisa nuk regjistrohen të gjitha mediet, pra duhet të bëhet obligative që të regjistrohen këto medie edhe të respektohet integriteti i qytetarëve në plotni”, tha Ardit Gërvalla.
Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Valon Ramadani, tha se sot për sot mediat online nuk janë të rregulluara fare, ato që kanë video e jo shkrim, kështu që çdo mendim i juaji llogaritni që mund të jetë vendim për ne.
“Me 26 të këtij muaji është paraparë data kur komisioni mblidhet edhe i shqyrton të gjitha këto komente sugjerime, adresime të cilat do t’i adresojmë pranë komisionit parlamentar ku janë të përfshira të gjitha partitë”, tha Ramadani.
Nga të pranishmit në dëgjim publik u tha se ka edhe shumë çështje të tjera të cilat duhen adresuar komisionit parlamentar mbi ligjin për KPM-në. Por, u tha se duhet pjesëmarrje më e madhe e përfaqësuesve të medieve, OJQ -ve dhe vet qytetarëve.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...