Klinika e Pediatrisë pranë Qendrës Klinike Universitare është duke u ballafaquar me një numër të madh të fëmijëve që po kërkojnë trajtim për shkak të virozëve të ndryshme.
E, gjithashtu në ketë klinik janë duke u trajtuar edhe katër fëmijë të infektuar me COVID-19.
Kështu ka thënë për arbresh.info drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Violeta Grajqevci.
“Në Klinikën e Pediatrisë shfrytzushmëria për momentin është 95 % ne i kemi 245 shtretër dhe 140 fëmijë janë të aluduar, prej tyre 4 janë me COVID-19, dhe dy nga ta do të lirohen për në shtëpi të moshës 18 vjeç dhe 2 vjeç. dhe dy për momentin mbesin në klinikë të moshës 9 vjeç, dhe 14 vjeç”.
Sipas saj, brenda 24 orëve kërkojnë ndihmë rreth 180 raste të ndryshme, me temperaturë, bark-qitje dhe me kollitje e ftohje.
“Brenda ditës ne kemi ambulancën e emergjencës e pediatrisë normalisht numri që lajmërohen është deri në 180 raste brenda 24 orëve. Përveç COVID-19 fëmijët po kërkojnë ndihmë edhe për viroza që lajmërohen si tani në sezonin e verës, me vjellje, bark-qitje, temperaturë, dhe të problemeve me ftohje e kollitje. Fëmijët në klinik të shtrirë janë të moshave të ndryshme, prej moshës 28 ditë deri në moshën 18 vjeçare”.
Tutje, ajo thotë se Klinika e Pediatrisë është duke punuar me kapacitete maksimale, por e menaxhueshme sipas saj.
“Gjendja e mjekëve dhe infermiere për momentin e kemi të ngecur pasi disa janë nëpër pushime por nuk po ngec puna, dhe po menaxhohet si duhet, por tani e kemi edhe shkresën nga drejtori i SHSKUK-së që të pezullohen pushimet vjetore dhe besojë që do të kompletohemi”, thotë Grajqevci./A.Zeka/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...