“Në patrullë ishin tetë persona”: Policia del me detaje të reja për plagosjen e pjesëtarit të saj në veri

08:55 | 10 Dhjetor 2022
K.B

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për plagosjen në Zveçan të zyrtarit të saj, policit Ekrem Neziri.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që policët po patrullonin.

Aty thuhet se në patrullë ishin tetë persona, teksa në një moment, persona të panjohur kanë shtënë me armë duke plagosur një prej tyre.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Serbovc, Zveçan 08.12.2022 – 22:55. Raportohet se gjatë patrullimit të tetë zyrtarëve policorë, persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, ku si pasojë është plagosur një zyrtar policor mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme