Google ADS

Në Parlamentin e Spanjës diskutohet për njohjen e pavarësisë së Kosovës

18:29 | 25 Qershor 2024
E.G

Parlamenti i Spanjës e ka nisur diskutimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo çështje është pika e tretë e rendit të ditës të deputetëve spanjoll.

Këtë nismë e mori grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” ku argumentohet se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, i cili njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

“Refuzimi i Spanjës për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe ky është një faktor destabilizimi i zonës në një kontekst të karakterizuar nga lufta në Ukrainë që kjo pjesë e Evropës po e përjeton me ankth të veçantë”, thonë nga “Junts” në memorandumin shpjegues./Klankosova.tv

Të ngjashme