Hetuesi i Policisë së Kosovës në rajonin e Drenasit V. V do të dal sot para gjykatës në ora 14:00. Në këtë seancë pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj tij.
Lajmin për “Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka njoftuar se seanca për caktimin e masës së sigurisë në këtë çështje do të nis në ora 14:00”, ka thënë ajo.
Ndryshe, polici 50-vjeçar V. V dyshohet se ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare për ta futur nën kontroll dhe për ta shfrytëzuar seksualisht një vajzë e cila sapo kishte mbushur 16 vjet.
Nxënësja nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj për marrëdhënie seksuale. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.
Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte futur në dorë nxënësen. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.
Një javë më parë zëvendësshefi i hetimeve në Drenas, V. V. ka marrë mirënjohje nga eprorët e tij për punë të mirë si polic i Kosovës.
Por, në kohën e dhënies së kësaj mirënjohjeje, ai ka qenë duke shfrytëzuar si skllave seksi një nxënëse nga Drenasi./ Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...