Në Obiliq vihet gur-themeli për ndërtimin e objektit të ngrohjes qendrore

20:45 | 23 Dhjetor 2020
L G

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me nënkryetarin Ibush Mjekiqi dhe drejtorin e DIL-së, Fatmir Bërbatovci, kanë vënë sot gur-themelin për ndërtimin e objektit të ngrohjes qendrore, në kuadër të realizimit të projektit të ko-gjenerimit për qytetin e Obiliqit.

Gashi është shprehur se ndonëse pandemia COVID-19 ka ndikuar në zhvillimin e projekteve, ata po punojnë me përkushtim që të finalizojmë projektet madhore, siç është ko-gjenerimi, i cili është shumë i domosdoshëm për qytetarët e Obiliqit.

“Vazhdojmë pandalshëm, vetëm me punë të mira!”, ka thënë ai.

Të ngjashme