Google ADS

Në një spital privat në Prishtinë, motra medicinale e rreh dhe gërvish foshnjën 3-ditëshe

14:00 | 6 Maj 2018
Arbresh.info

Një prind i ri ka raportuar një rast të tmerrshëm në Policinë e Kosovës.

Derisa e kishte dërguar gruan e tij për të lindur në një spital privat, ai kishte parë një grua tjetër e cila besohet se është motër medicinale ta ketë goditur fëmijën e porsalindur me shuplakë.

Prindi sipas të cilit kjo zyrtare e spitalit me inicialet Sh.M pos që e ka goditur edhe e ka grithur fëmijën që sapo kishte ardhur në jetë.
Rastin menjëherë e ka raportuar në polici. Rasti besohet të ketë ndodhur në një spital privat në periferi të Prishtinë.

Ky është postimi i plotë i burrit i cili raportoi për dhunën ndaj vajzës së porsalindur:

Kujdes, ju lutem shpërndajeni videon e foton !!! kjo mostra me pantoll te zeza e bluzën me lule quhet Sh.M dhe e kam pa me sytë e mi duke e godit vajzën time te po sa lindur me shuplak ne ftyr, ku mund ta vëreni ne foto faqen e saj te gërvisht nga thonjte e kësaj shpirt katileshes e cila punon tek spitali privat … ne Prishtinë. I lus te gjitha institucionet qe merren me lindje te vendosin kamera ne vendin ku qendrojn dhe pastrohen foshnjet e po sa lindur, se ky spital nuk ka kamer aty, e mos ta ketë fatin e njejt asni foshnje tjeter si e imja qe te perjeton dhune qysh ne diten e saj te tret.

https://www.facebook.com/100009031492452/videos/vb.100009031492452/2202110423433319

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme