Shenjat që ka lënë lufta e fundit në Kosovë, mbesin gjithmonë të hapura në zemrat, mendjet dhe trupat tanë, edhe sikur të kalojnë ditë, muaj, vite, dekada e shekuj, shkruan arbresh.info.
Ata që i mbijetuan këtij tmerri edhe sot në rrëfimet e tyre ndjen pranin e tyre viteve të ftohta e të zeza për vendin tonë. I tillë është edhe rrëfimi i bashkëluftëtarit të Komandantit legjendarë Adem Jasharit, Rrahim Hoxha dhe momentit të futjes së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Përjetimet e para për mua janë të papërshkrueshme çfarë gëzimi ka qenë me rrok pushkën me atë mendimin tim me lirua popullin me shliru këtë popull, përjetim më të madh e gëzime më të mëdha s’kom ni as nuk kam me ni nashti edhe me qindra vjet”, tha Hoxha.
Ish luftëtari i UCK-së, Rrahim Hoxha për arbresh.info, ka rrëfyer disa çaste të luftës dhe momenteve me komandantin e po ashtu përjetimet e tij të cilat ishin ngulitur thell në shpirtin dhe mendjen e tij, e ku në sytë e tij arrin të shohësh lotët e përkujtimit dhe nostalgjisë.
Rrahim Hoxha, nga Llausha e Skenderajt ka luftua në zonën e parë të Drenicës në brigadën 113, nën komandën e legjendarit Adem Jasharit, e që ky i fundit ia kishte besuar një kundërajror i njohur si gulinov.
“Unë kam shërbye me një gulinov edhe nofkën e kam Rrahimi Gulinovi, tërë kohën kam qenë i ngarkuar me atë. Unë kam luftua në zonën e parë të Drenicës brigada 113, tërë kohen në luftë unë kam qenë në Llaush pasi që skam muj me ba lëvizje shumë të mëdha, legjendari Adem Jashari vetë ma dhurojnë një kundërajror, gulinov tash po i thonë e ishte e pamundur me lëviz ata e më është dashtë tërë kohën dy vjet e gjysmë kam njëjtë afër tij”, rrëfeu Hoxha.
Hoxha për ne rrëfen edhe disa nga Momentet me komandantin Adem Jashari.
“Fal komandantit Adem Jashari dhe falë qëllimeve të mija se çfarë kisha isha shumë i kënaqur kur isha afër atij djali, afër atij burri që rrallë sheh e ka me prit historia e kombit shqiptarë edhe shumë kohë me me lind edhe një asi djali në qoftë se lind. Ai njëri ka qenë i kompletum me të gjitha, edhe pse e kisha të gjeneratës ai ka qenë shok me atë voglin edhe me plakun edhe të riun ai çdo herë ka këshillua ka fol fjalë të matura, fjalë të qëlluara, zoti me siguri ja ka qu si shpërblim këtij populli shqiptarë”, tha Hoxha.
Humbja e shokëve dhe pamundësia për ti ndihmuar ata për Hoxhën ka qenë një nga momentet që edhe sot e përndjekin atë.
“Ka pasur raste kur kemi humbur shokët më të mirët por mua më krijoheshin ato rrethana që shkaku armës, që kam pas edhe sot e kam breng që nuk kam mujt me qenë afër tij afër shumë shokëve”, tha Hoxha.
Pas përfundimit të luftës Hoxha ka shërbyer edhe në Trupat mbrojtëse të Kosovës ku edhe u pensionua.
“Pas luftës kam kaluar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës ku kam punuar në një sektor G5, sektori për marrëdhënie civile ushtarake, i kam përpilua regjistrat e ish luftërave të UÇK-së”, tregoi Hoxha.
Hoxha me zë të dridhur nga mërzia kërkoi që të respektohet gjaku i dëshmorëve.
“Mos të shkelim mbi gjakun e tyre, mbi gjakun e dëshmoreve mbi gjakun e martirëve të fëmijëve të pleqve e të plakave”, tha Hoxha.
Shërbimi sypatrembur për vendin e tij ka mbetur akoma në i vulosur brenda këtij luftëtari që sot po e shijon lirinë bashkë me shumë shok të tij./S.D/arbresh.info/
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...