Në një bankë të Kosovës u deponuan mbi 10 mijë franga të falsifikuara

10:21 | 30 Tetor 2021
A. B.

Në një bankë në Suharekë dyshohet se janë deponuar 10 mijë e 200 franga zvicerane të falsifikuara.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 29 tetor (dje), rreth orës 14:00, shkruan portali arbresh.info

“Ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, punëtor i një këmbimoreje, ka deponuar (dhjetë mijë e dyqind) 10200 franga zvicerane (51×200 kartë monedha) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme