Në ndikim të alkoolit, përzë gruan dhe fëmijët dhe ia vë zjarrin shtëpisë

12:51 | 17 Mars 2019
L G

Një person në Suharekë ka ngacmuar dhe përzënë gruan dhe fëmijët e tij nga shtëpia, raporton arbresh.info.

Sipas policisë i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit.

Pas largimit të gruas dhe fëmijëve i dyshuari ia kishte vënë zjarrin shtëpisë.

“ Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia së bashku  me fëmijët nga bashkëshorti i sajë i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vu zjarrin shtëpisë me ç’rastë ishte  djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi”, bën të ditur policia.

Mirëpo pas intervenimit të policisë dhe njësitit të zjarrfikëseve zjarri është lokalizuar dhe shuar.

Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme