Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pohuar se ushtria e vendit do të bëhet.
Rama ka thënë se transformimi i FSK-së është vazhdimësi e një procesi që ka nisur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
“Ne kemi thënë disa herë dhe është normale që jemi te gëzuar me gjithë këtë proces, me këto ndryshime të ligjeve për FSK-në. Unë kam qenë pjesë e të gjitha tranzicioneve dhe diçka që mund të them është se ne jemi produkt i NATO-s. Në 2009’ën jemi transformuar prej TMK-së në FSK dhe ka qenë në përgjegjësinë e NATO-s. Ne jemi si të them ‘fëmijë të NATO-s’”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.
Rama komentoi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg, i cili tha se nuk është koha e duhur për transformimin e FSK-së.
“Kemi qenë transparent që nga fillimi dhe do jemi transparent deri në fund. Nëse flasim për NATO-n kemi pasur takime. Fillimisht është diskutuar për kohën kanë thënë se nuk e dimë. Që 20 vjet jemi duke pritur kohën e duhur dhe sinqerisht kam kërkuar një kohë të caktuar se kur do të ndodhë. S’kemi marre përgjigje”.
“E dyta, çështja e dialogut. Ne kemi thënë se tranforimimi i FSK-së dhe dialogu me Serbinë janë procese të ndara. Në NATO konsensusi është i pamundur. Nëse flasim për vendet anëtare të NATO-s, p.sh Spanja s’na ka njoh as me FSK-në e s’do na njohë edhe pas transformimit. Unë e kuptoj sekretarin e NATO-s qe do e prezantojë atë që thonë vendet anëtare”.
Gjenerallejtënant Rrahman Rama theksoi se te gjitha veprimet që lidhen me transformimin e FSK-se janë ndërmarrë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.
“Kemi prezantuar idenë tone dhe planet tona. Kemi ndërtuar një plan afatgjatë në bashkëpunim me partnerët tanë. Ne kemi filluar bashkërisht me partnerët tanë të punojmë në këtë drejtim”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...