Në natën e ndërrimit të moteve, përfshihet nga zjarri një banesë në Ferizaj

08:54 | 2 Janar 2024
E.H

Një banesë në Ferizaj është përfshirë nga zjarri në natën e ndërrimit të moteve, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

“Ferizaj / 01.01.2024 – 00:05. Ankuesi kosovar ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri banesa e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme