Pikërisht në ditën e Presidentit Muzeu i Kosovës ka hapur sot ekspozitën për kontributin e Presidentit Ibrahim Rugova. Në këtë ekspozitë të pranishmit kanë pasur mundësinë t’i shohin nga gjerat personale e deri të mirënjohjet dhe çmimet që Presidenti Rugova i ka marrë gjatë kohës sa ishte në krye të vendit, raporton Arbresh.info.
Skender Boshtrakaj nga Muzeu i Kosovës tha se kanë knaqsinë që pikërisht në ditën e Presidentit kanë hapur këtë ekspozitë.
Ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se është i nderuar që është në hapjen e kësaj ekspozite, e cila sipas tij tregon historinë e trishtë të vendit për të fituar Pavarsinë.
“Rol të rëndësishëm ka pasur Presidenti Rugova” andaj kisha kënaqsinë dhe nderin që sot të ndaj çmimin për liri dhe pavarësi ish presidentit Ibrahim Rugova. Kushdo që të vizitoj këtë ekspozitë do të ketë mundesinë të kthehet në kohë në vitet e rënda për Kosovën që lidhen me emrin e Presidentit Rugova. Lufta për pavarësi ka bërë bashkë të gjithë si ushtarak si politikan me vetëm një qëllim, lirinë dhe për të pasur shtet. Duke qenë bashkë të gjithë ne arritëm përkrahjen e botës për shlirim dhe pavarsinë e vendit. Se bashku me presidentin Rugova kemi qenë bashkë si në Rambuje, Bruksel e Vatikan në mënyrë që të bindim botën dhe të ndërtonjmë miqësi me popullin Evropian. Pavarësia e Kosovës nuk erdhi si incident por u fitua me sakrificë dhe rol ka Presidenti Rugova. Presidenti Rugova ishte njeri i paqës bashkpunues dhe i dashur për të gjihë”,ka thënë Thaçi duke shtuar se sot Kosova ka identitetin e vetë.
Në ketë aktivitet i pranishem ishte edhe ish kryeministri në ekzil Bujar Bukoshi. Më këtë rastë ai tha se populli ka hjekur mjaftë shumë për pavarsinë.
“Është e vertetë që ka qenë një rrugë shumë e gjatë dhe ne ja kemi dalë më bë shtet. Unë sot bëjë apel që të shihet bilanci dhe të forcojmë shtetin përmes ekonomisë dhe drejtësisë. Kemi punuar më Serbinë dhe akoma kjo po na bllokon por duhet të jemi optimist që në bisedime të ndryshoj. Kjo rezistencë paqsore që e ka udhëheq Presidenti Rugova e ka përgaditur shtratin e pavarsisë se Kosovës dhe duke e pasur mbrojtjen nga SHBA ne arritem të shlirohemi”, tha ai.
Autori i kësaj ekspozite është Sali Krasniqi, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur deri në Shtatorë dhe të gjithë do të kenë rastin të njihen me historinë e vendit./Arbresh.info
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...