Si pasojë e mungesës së stafit shëndetësor disa pajisje mjekësore të reja nuk kanë hyrë ende në shërbim për pacientë në disa komuna të Kosovës.
Po ashtu edhe në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK- janë dy salla operative të cilat nuk po funksionalizohën si pasojë e mungesës së stafit.
Pajisje të reja në spitalet e Kosovës nuk po arrijnë të funskionalizohen dhe kjo po ndodh për shkak të mungesës së stafit shëndetësor.
Po ashtu si mungesë e stafit mjekësor edhe dy salla operative janë jashtë funksionit në Kirurgjinë Pediatrike në QKUK.
Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën drejtori i kësaj klinike, Ardian Shefkiu.
Sipas tij, nga pesë salla operative që ka Klinika e Kirurgjisë Pediatrike, dy nga to janë jashtë funksionit si pasojë e mungesës së stafit.
“Kemi mungesë të stafit të anestezionit dhe prandaj nuk po arrijmë të hapim sallën e urgjencës që kemi. Tri salla janë në funksion kurse dy prej tyre janë jashtë funksionit për shkak të mungesës së stafit të anestezionit dhe stafit tjetër mbështetës që janë infermierët, teknikët dhe pjesa tjetër logjistike”, tha ai.
Ditë më parë edhe spitali i Gjilanit ka pranuar një aparat të ri për mamografi. Por për mungesë të stafit, nuk dihet se kur do të funksionalizohet kjo.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Aurorë Osmani, e pranon që kanë mungesë të stafit por thotë që shumë shpejt do të bëjnë zgjidhje.
“Aktualisht është e vërtetë që kemi mungesë të stafit në kujdesin parësor shëndetësor, mirëpo jemi në proces të rekrutimit. Pra konkursi sapo është mbyllur dhe shumë shpejt do ta bëjmë zgjidhjen”, tha ajo.
Po ashtu për arsye të mungesës së stafit shëndetësor edhe në Komunën e Gjakovës në Spitalin “Isa Grezda” ka pajisje mjekësore të cilat janë jashtë funksionit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i këtij spitali, Besart Gashi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...