Në mungesë të kuorumit dështon mbledhja e Komisionit për Siguri

12:31 | 8 Prill 2024
E.H

Në mungesë të kuorumit ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në këtë mbledhje ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Kryetari i Komisionit Bekë Berisha, tha se mbledhja e sotme shtyhet për ndonjë ditë tjetër./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme