Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është anuluar në mungesë të kuorumit.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, me këtë rast tha se koalicioni qeverisës ka filluar që të degradojë institucionet e Republikës së Kosovës.
Madje sipas tij, Kuvendi është shndërruar në një institucion që i shërben vetëm punësimeve familjare.
“Ishte paraparë që të mbahej mbledhja e Kryesisë, por që në mungesë të kuorumit që duhej të bëhej nga mazhornca dështoi të mbahej. Ky koalicion ‘Krejt dhe drejte’ ka filluar që të degradojë institucionet e Republikës së Kosovës”.
“Mosardhja e kryetarit të Kuvendit ku do të trajtoheshin problematika të mëdha dështoi mbledhjen në mënyrë më të keqe të mundshme. E patë edhe dje një tendencë për shkarkimin e Këshillit të pavarur mbikëqyrës të Shërbimit Civil përkundër krejt argumenteve që janë iniciativa më kundërshtim me ligjin që degradon institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës”.
“Sot e shihni që edhe Kuvendi është shndërruar në një institucion që i shërben vetëm punësimeve. Ndërmarrja më e rëndësishme e kësaj qeveria ka qenë punësimi i familjarëve të tyre. Po shohim angazhim vetëm në këtë çështje”.
“I bëjmë thirrje prokurorisë që të hetoj të gjitha abuzimet që po bëhen duke filluar nga Parlamenti”.
Në rend dite ishin këto pika:
1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Përgatitjet për Seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
5. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave/EO/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...