Kryetarja e trupit Gjykues, Naxhije Krasniqi në mungesë të avokates së të dëmtuarës, Lirije Luzha, ka paraparë që të filloj seancën edhe pse Prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha, ka hequr dorë nga përndjekja e saj.
Ndërsa avokati i Behgjet Luzhës, Fahri Sahgjyli, ka thënë se prokuroria nuk na ka bindur se prokuroria ka mbledhur faktet e duhura, raporton portali arbresh.info
I padituri, Behgjet Luzha i dorezoj trupit gjykues fjalimin e tij në formë të shkruar e më pas e elaburoi në pika të shkurtra në seancë.
“Prej nga viti 1981, kam vazhduar veprimtarinë time, rreth organizimit të luftës, e pra tri luftëra, e duke e parë rastin e Muratit, ka qenë i montuar, sepse ky ka ndenjur në shtëpinë time. Kam qenë për lirinë e këtij vendi, e nuk kam pasur asgjë për një gjë të tillë”, tha i padituri Luzha.
Ndërkaq avokati i të akuzuarit Halim Halimit, tha se Prokurori i Shtetit po vazhdon një analizë të përgjysmuar.
“Si mundet prokurori i Shtetit të vazhdoj me këtë aktakuzë të përgjysmuar, asnjë individualizim sepse edhe vet Murat Kashari vetë e ka pranuar se ka tentuar të plagosi të dyuarin Azem Vllasin”, ka thënë avokati i Halim Halimit.
Po ashtu avokati i Halim Halimit, ka thënë se nuk e dijnë se kush është kjo organizatë.
“Të gjitha në këto aktakuza janë supozime, e këto janë të rregulluara me të drejtën penale, këto pra kanë supozime me fiksione. Aktakuza ka të bëjë më vitet 1998-2000, e Halim Halimi nuk ka pasur të bëjë me këtë. Sepse nuk e dimë se kush është organizata “Syri i Popullit”, sepse kjo organizatë ka pasur, këshillin drejtues, dhe nuk dihet se kush është kjo organizatë”, ka thënë ai.
Ndryshe, në këtë sancë ka munguar i dëmtuari Azem Vllasi, por ka qenë i pranishëm avokati i tij, Nasuf Azemi. /arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë