Rreth 300 filloristë nga disa shkolla të qytetit të Mitrovicës, sot kanë marrë pjesë në aktivitetin e vrapimit që u mbajt në shënim të Ditës Olimpike të Kosovës. Komiteti Olimpik i Kosovës e ka zgjedhur këtë ditë për promovimin e sportit për fëmijët, pasi kjo datë ka rëndësi të veçantë, sepse pikërisht sot, 27 vjet më parë, më 27 maj 1992, në kohën kur sporti i Kosovës ishte i izoluar, u themelua Komiteti Olimpik i Kosovës. Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, tha se komuna e Mitrovicës është duke punuar mjaft shumë në promovimin e sporteve dhe mbështetjen e aktiviteteve sportive në territorin e saj, ku sipas tij, të rinjtë, sporti dhe kultura janë promovuesit më të mirë të paqes në botë. “Qëllimi i sotëm është që ju të fitoni dhe të kultivoni shpirtin olimpik, sportiv,ju nuk jeni vetëm ardhmëria jonë, ju jeni edhe e tashmja jonë, andaj nëse tani i merrni themelet e mira dhe të duhura, atëherë jeni sinqerisht edhe e ardhmja e ndritshme e Kosovës”, tha nënkryetari Mujka. Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, tha se duke parë qëllimin e festimit të Ditës Olimpike që është promovimi i pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës në sport, pavarësisht moshën, gjininë dhe aftësitë, ne si komunë me kënaqësinë më të madhe i jemi përgjigjur pozitivisht ftesës së Komitetit Olimpik të Kosovës, për të promovuar sa më shumë sportin tek fëmijët. Në fund u ndanë edhe medale për garuesit e vegjël në dy kategori, për meshkuj dhe femra. Në kategorinë e meshkujve medale morën, Dardan Berisha, Ardit Maxhera dhe Mirsad Maloku. Ndërkaq, në kategorinë e femrave me medale u shpërblyen, Alina Haradini, Melisa Muharremi dhe Arbresha Deliu. Ndryshe, vrapimi që u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me DKRS-në dhe Drejtorinë e Arsimit të komunës së Mitrovicës, u mbajt nga sheshi “Adem Jashari”, përgjatë sheshit “Mehë Uka” dhe deri tek sheshi “Isa Boletini.
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë