Në 18-vjetorin e masakrës në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë vendos lule të freskëta dhe kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore me emrat e viktimave të kriminelëve serbë.
Të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave dhe një numër i qytetarëve.
Kryetari Bahtiri tha me këtë rast se kjo ishte masakra më e madhe e forcave policore kriminale serbe që kanë bërë brenda qytetit të Mitrovicës ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.
“Ishte një tmerr i llahtarshëm i kriminelëve serbë atë ditë, të cilët nxorën nga shtëpitë dhe banesat e tyre 31 persona dhe i pushkatuan në mes të rrugës, vetëm pse ishin shqiptarë. Fatkeqësisht, disa nga kriminelët ishin kapur nga xhandarmëria franceze, por atyre u ishte mundësuar më vonë që të ikin nga burgu i Mitrovicës, që është një nga burgjet me siguri më të lartë”, tha ai.
Kryetari Bahtiri tha se ikja ishte parapërgatitur, kështu që sot kriminelët, jo vetëm policët serbë, edhe fqinj serbë të shqiptarëve, shëtisin lirshëm nëpër serbi e gjetiu, duke iu shmangur drejtësisë.
Ai me këtë rast kërkoi që drejtësia të shkojë në vend dhe që kriminelët të marrin dënimin e merituar, pasi vetëm në këtë mënyrë familjet do të ndiheshin më lehtë.
Të mërzitur dhe të dëshpëruar për shkak të mos çuarjes së drejtësisë në vend, ishin edhe familjarët e viktima. Ata thanë se ende nuk po mund të gjejnë paqe përderisa kriminelët shëtisin të lirë dhe pa u dënuar.
Po ashtu, familjarët kërkuan që të ketë kujdes më të madh të institucioneve qendrore për familjet e viktimave të luftës, duke theksuar se mbështetjen materiale që e merrnin deri tash, ua ka ndalë Qeveria e Kosovës.
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...