Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, gjatë dy ditëve të fundit ka vizituar fshatrat Vaganicë, Pirq, Verrnicë e Lushtë dhe lagjet e qytetit Vaganicë, Ura e Gjakut edhe Shipol, ku ka inspektuar punët në realizim e sipër të disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, me ç’rast ka biseduar me banorët për të identifikuar problemet tjera që duhet të realizohen mëprioritet.
Në të gjitha këto fshatra e lagje, qytetarët u ndanë të kënaqur me projektet që janë në përfundim apo realizim e sipër, duke thënë se këto janë projekte që për herë të parë po realizohen në mjediset e tyre.
Ramiz Kalludra, nga Pirqi, tha se ka qenë shumë i dëshpëruar nga pushtetarët e mëparshëm, të cilët kishin premtuar por që nuk kishin bërë asgjë për fshatin e tyre që po mbytej na baltë dhe se për këtë e kishte humbur besimin.
“Kryebari Agim Bahtiri, na pati premtuar se rruga do të asfaltohet. Ishim skeptik, por ja që doli se kishim gabuar. Kryetari Bahtiri, jo vetëm që e asfaltoj rrugën kryesore, por i asfaltoi pothuaj edhe të gjitha rrugët e lagjeve. Ne dolëm në selamet dhe i jemi mirënjohës shumë kryetarit Agim Bahtiri, që na nxori nga balta, e cila na shkaktonte plotë mundime e probleme”, tha Kalludra.
Ngjashëm u shprehën edhe banorët tjerë të vendbanimeve të lartpërmendura ku janë duke u realizua projektet infrastrukturore.
Kryetari Bahtiri, ju tha banorëve të këtyre vendbanimeve se pasi që të kryhen këto projekte që janë me rëndësi të jahstëzakonshme për banorët, do të investojnë edhe në projekte të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe ndalimin e plotë të zhvendosjes së qytetarëve nga trojet e tyre.
Në Pirq, brenda kësaj jave përfundon asfaltimi i rrugëve nëëpr lagje në një gjatësi prej dy kilometrave. I tërë projekti kushton rreth 200.000 euro dhe të gjitha këto janë sigurua nga buxheti i komunës, transmeton arbresh.info.
Në Vërrnicë, në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës, është në realizim e sipër projekti në vlerë prej rreth 450.000 euro, që përfshin ndërtimin e kanalizimit fekale dhe asfaltimi i rrugëve në gjatësi prej 3.5 kilometra. Aktualisht janë duke u zhvillua punët për përgatitjen e rrugës për asfaltim.
Në disa lagje të fshatit Vaganicë, po ashtu është duke u realizua projekti për asfaltimin e rrugëve në vlerë prej 140.000 euro. Punët janë në fazën e përgatitjes së trasesë për asfaltim, gjë që pritet të bëhet së shpejti.
Edhe në fshatin Lushtë, është duke u realizua projekti për asfaltimin e rrugëve të lagjes, që ka shumën prej rreth 135.000 euro, mjete këto të siguruara nga buxheti i komunës. Meqë punët në përgatitjen e trasesë janë në përfundim e sipër, brenda dy ditësh nis asfaltimi i rrugëve.
Në lagjen e qytetit Vaganicë, përkatësisht në rrugën “Shaqir B. Prekazi”, janë duke u zhvillua punimet për asfaltimin e rrugës. Projekti që është bashkëfinancim i Komunë dhe qytetarëve, por që pjesën dërrmuese të mjeteve e siguron komuna, arrin vlerën në mbi 20.000 euro./Arbresh.info.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës