Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka inspektuar punimet të cilat kanë filluar për realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Ibër, i cili përveç atraksionit të vërtetë turistik, do të ofroj edhe mundësi të tjera rekreacioni jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës por edhe të tërë Kosovës.
Ky projekt i cili do të shyrihet deri tek Ura e Ibrit, do të posedoj një infrastrukturë të rregulluar mirë, do të ofrojë pamje jashtëzakonisht të bukur, dhe njëkohësisht do të shërbejë si një pikë turistike që do të tërheqë numër të madh të vizitorëve, duke e bërë Mitrovicën model për qytete të tjera.
Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm, dhe një prej projekteve më të mëdha që realizohet në qytetin e Mitrovicës.
“Projekti i rregullimit të shtratit të lumit Ibër përveç rregullimit të shtratit të lumit, do të përfshinë edhe rregullimin e hapësirave tjera, ashtu sikur që është vepruar më parë me rregullimin e pjesës nga ura kryesore mbi lumin Ibër, deri te vigu që lidh tre rrokaqiejt e pjesës veriore me pjesën jugore të qytetit”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
Po ashtu kryetari Bahtiri tha se ky projekt parashihet të ketë shtegun për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, mure mbrojtëse, ura kaluese apo pragu kapërderdhës, i cili do të shërbej si pushimore për qytetarët e Mitrovicës.
Rregullimi i shtratit të këtij lumi do të kushtoj rreth 1.8 milionë euro,i cili bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa pritet të përfundoj brenda një periudhe të shkurtë kohore./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador