Pas vendimit nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, për larje dhe fshirje të rrugëve me dinamikë të shtuar në baza ditore, me qëllim të mbrojtjes nga virusi COVID-19, mbrëmë KRM “UNITETI” ka vazhduar me fshirjen dhe larjen e të gjitha rrugëve, si dhe kanë bërë dezinfektimin e shesheve të Mitrovicës.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri së bashku me kryeshefin ekzekutiv të KRM “UNITETI”, Gazmend Morina kanë inspektuar punët që janë bërë me rastin e dezinfektimit të shesheve në Mitrovicë.
Kryetari Bahtiri ka falënderuar punëtorët e KRM “UNITETI” për punën e palodhshme që kryejnë duke pastruar çdo ditë të gjitha rrugët e qytetit, sheshin përfshirë këtu edhe hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues.
Me kërkesë të kryetarit Agim Bahtiri, KRM “UNITETI” edhe ditëve në vijim do të vazhdoj me dezinfektimin e të gjitha rrugëve kryesore të Mitrovicës./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...