Në mesnatë refuzoi t’i bëhet testi i alkoolit dhe sulmoi policin

08:51 | 18 Mars 2022
arbresh.info

Një person është shoqëruar për në stacion policor pasi ka sulmuar zyrtarin policor që po i kërkonte t’i bënte testin e alkoolit.

Policia e Kosovës bënë të ditur se zyrtarit policor kishte pranuar tretman mjekësor si rezultat i lëndimeve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e së enjtes, shkruan arbresh.info.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Prishtinë 17.03.2022 – 00:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti në gjendje të dehur e kishte refuzuar të bënte alkool testin dhe pastaj kishte sulmuar një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme