Në mesin e administratorëve të grupit famëkeq “Albkings” ishte edhe një grua

11:45 | 30 Maj 2024
K.B

Në mesin e shtatë personave të arrestuar që ishin administratorëve të grupit famëkeq “Albkings”, është edhe një grua.

Kështu ka bërë të ditur prokurorja e rastit, Erza Bajrami-Kastrati, ka thënë se është arrestuar edhe një grua, e cila ka qenë administratore.

Ajo tha se ndaj saj është caktuar masa e paraburgimit e cila është ndaluar edhe për dy muaj.

“Është arrestuar edhe administratori kryesor të cilit i është përkundër veprimeve tona, grupi është hapur edhe dy herë të tjera pas mbylljes, megjithatë është mbyllur përfundimisht”, tha ajo para mediave, shkruan Arbresh.info

Ajo theksoi se rasti është duke u hetuar, si dhe ka bërë thirrje të gjithë atyre që të raportojnë nëse kanë një rast të tillë.

LEXO EDHE:

Mbyllet përfundimisht grupi “Albkings”

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Arrestohen shtatë persona të lidhur me rastin e grupit “Albkings”

Para dy javësh, Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Edin Nevzadit, i dyshuar për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në grupin “Albkings”.

Të ngjashme