Google ADS

Në Merdare pritjet deri 2 orë

11:56 | 20 Gusht 2019
Arbresh.info

Deri në  dy orë po presin në kufirin në Merdare bashkatdhetarët që po largohen nga Kosova.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në orën 11:00 në këtë pikë kolonat në dalje kanë qenë deri 400 kilometra.

Ndërsa në hyrje kolonat kanë qenë vetëm 10-20 kilometra e pritjet 10-15 minuta.

Në të njëjtat statistika thuhet gjithashtu se pritjet të Dheu i Bardhë janë deri 30 minuta e kolonat 200 kilometra.

E, në piketa tjera pritjet janë 3 deri 10 minuta.

Ndryshe ditë më parë u raportua se pritjet për dalje nga Kosova në pikën kufitare në Merdare patën shkuar deri në 7 orë/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme