Megjithëse shumica e mërgimtarëve tashmë janë kthyer në vendet ku punojnë dhe jetojnë, në pikat kufitare në dalje të Kosovës po vazhdon të ketë kolona të gjata.
Si rëndom, situata më e ndërlikuar po del të jetë në Merdare.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare arrijnë deri në katër orë.
Në dalje të territorit të vendit, janë krijuar kolona deri në 800 metra.
Ndërkohë, sipas të njëjtave të dhëna, situatë më stabile është në pikat tjera kufitare ku nuk ka fluks të njerëzve.
Sipas MPB-së, kolonat në kufi janë si shkak i përqendrimit të mërgimtarëve në pikën kufitare të Merdares si dhe nga kontrollet e panevojshme nga pala serbe.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...