Në mediat serbe bën buj deklarata e analistit, Halil Matoshi: Nëse nuk e formojmë Asociacionin, jemi shtet i dështuar

14:17 | 18 Maj 2023
Pleurat Salihu

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që ndryshe njihet edhe si Bashkimi i Komunave serbe, tash e 10 vite është temë e diskutimit në dialogun Kosovë – Serbi.

Qëndrimet e shoqërisë civile janë të ndryshme, por së fundmi njëri nga analistët kosovarë, Halil Matoshi, për një medium të Kosovës, ka thënë se mos themelimi i Asociacionit jemi shtet i dështuar.

Kjo deklaratë e njohësit të çështjeve politike, Matoshi, i cili tha se Bashkimi i Komunave Serbe është një mekanizëm që duhet të sigurojë të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, u pa me bujë të madhe në mediat serbe alo.rs, transmeton Arbresh.info.

Ai po ashtu përkujtoi se qëndrimi i ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, është se ZSO është obligim që duhet përmbushur.

“Hill thotë se është obligim shtetëror i Kosovës dhe shtetet që nuk respektojnë ligjin dhe kushtetutën e tyre janë shtete të dështuara”, ka thënë analisti për një portal nga Kosova.

Ai i kujtoi kryeministrit Kurti thënien e Henry Kissinger se “veprimet e paligjshme të ndërmarra kthehen menjëherë në veprime antikushtetuese afatgjata”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme