Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po vazhdon të testojë qindra mostra të qytetarëve, të cilët dyshohen se mund të jenë prekur nga virusi Covid-19 , i cili ka prekur gjithë botën, përfshirë këtu edhe Kosovën, ku deri tani numri i të infektuarve ka arritur në 112 persona , prej tyre 5 të shëruar dhe një vdekje.
Vetëm dje janë konfirmuar 6 raste pozitive me koronavirus, të cilat u raportuan nga Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Ndërkohë burime të arbresh.info brenda IKSHPK-së bëjnë të ditur se sot do të testohen rreth 100 mostra të marra nga terreni.
‘Janë rreth 100 mostra që do të testohen sot, mostra këto të marra nga ekipi i IKSHPK-së nga terreni dhe pritet që rezultatet të dalin sonte në mbrëmje’, bën të ditur burimi i arbresh.info
Mostrat janë nga disa komuna të Kosovës, përfshirë Gjakovën, Kamenicën, Gjilanin, Fushë Kosovën.
‘Këto mostra janë nga fshati Miradi i Fushë Kosovës, Gjakova, Kamenica, fshati Nishor i Gjilanit dhe nga Stublla, si dhe mostrat e tjera që sillen nga QMF-ja në Infektivë’, thuhet tutje për arbresh.info
IKSHPK bën lutje ndaj qytetarëve se që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos të dalin në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes.
Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!/arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...