Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite shfuqizimi i Speciales

19:53 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila ishte caktuar të mbahet më 15 janar është shtyrë më 17 janar.

Ndonëse Kuvendi i Kosovës, sot gjatë ditës e ka lëshuar agjendën për ditën e hënë, pra 15 janar, dhe pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen aty, një pjesë e këtij rendi nuk e kanë bërë publike, pjesën kur në rend dite do të futet edhe Specialja.

Kurse nga Qeveria e Kosovës mohojnë se qëndrojnë mbrapa inicimit të këtij Ligji për të mërkurën. Avni Arifi, nga kabineti i Kryeministrit Haradinaj,  ka thënë për Gazetën Express se prej tyre nuk është marrë kjo nismë.

“Qeveria nuk ka iniciative të tillë. Është mire me ju drejtu kuvendit në lidhje me këtë çështje”, është shprehur Arifi.

Gazeta Express e ka siguruar të gjithë agjendën dhe pikat tjera që ishin planifikuar të jenë pjesë e mbledhjes së kryesisë për 15 janar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme