Sot është mbajtur mbledhja e 113-të e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme janë marrë disa vendime të rëndësishme në fushën e energjisë, të kinematografisë dhe për rininë.
Miratimi i dokumentit për Strategjinë e Energjisë 2022-2031, Kurti tha se parasheh një rritje dinamike të burimeve të ripërtritshme të energjisë, kryesisht në teknologjitë e erës dhe fotovoltaike.
“Miratuam një nga dokumentet më të rëndësishme të këtij viti, Strategjinë e Energjisë 2022-2031. Nëpërmjet saj synojmë të zhvillojmë një sektor energjetik të qëndrueshëm, të integruar në tregun pan-evropian, që garanton siguri të furnizimit me energji elektrike dhe përballueshmëri të kostos për qytetarët. Ajo parasheh një rritje dinamike të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, kryesisht në teknologjitë e erës dhe fotovoltaike. Deri në fund të vitit 2031 synojmë që të kemi 1600 MW kapacitet të instaluar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Mes tjerash, Kurti shtoi se sot u votua në qeveri edhe projektligji për Kinematografinë si dhe me MAShT-in u konkretizua bashkëpunimi nga të cilët nxënësit e klasave të 11-ta do të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Me projektligjin për Kinematografinë që votuam sot në qeveri, hapëm dyer të reja të zhvillimit të kinematografisë vendore të cilën e shohim si fuqi kryesore të zhvillimit kulturor”.
“Përmes Programit Edukativ “Edukimi për Siguri”, konkretizuam bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nga i cili nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta, duke filluar nga fundi i vitit mësimor 2022-2023, do të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, shtoi Kurti.
Kreu i qeverisë gjithashtu njoftoi se Telekomit të Kosovës i janë ndarë 20 milion euro si dhe u miratua kërkesa e presidentes për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Ngrohtorja Solare e Prishtinës”.
“Telekomit të Kosovës i ndamë 20 milionë euro hua të cilat do të përdoren për investime kapitale. Sivjet, për herë të parë nga viti 2015, kjo ndërmarrje publike ka bilanc financiar pozitiv”.
“Proceduam kërkesën te Presidentja e vendit për t’i dhënë ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve autorizimin për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Ngrohtorja Solare e Prishtinës””, tha Kurti./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë