Google ADS

Në marrëveshjen me Listën Serbe s’ka asgjë më shumë se në atë me partitë shqiptare

10:49 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se në marrëveshjen që është bërë me Listën Serbe nuk ka asgjë më shumë se në marrëveshjet që janë bërë me partitë tjera shqiptare për formimin e Qeverisë.

Haradinaj e tha këtë pas deklaratave të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit se PAN ka bërë marrëveshje në dobi të Beogradit në këmbim të mbështetjes së Qeverisë së tyre, shkruan arbresh.info.

“Nuk ka marrëveshje tjetër por bashkëqeverisjes me përgjegjësi siç qështë bërë me çdo parti tjetër shqiptare. Betimi është dhënë me Kushtetutën e vendit dhe kemi përgjegjësi të përbashkëta. Nuk ka një germë të nënshkruar nga Ramush Haradinaj që e turpëron vetën, familjen dhe vendin e tij. Kam respek për opozitën dhe e di qka është opozita”, ka thënë Haradinaj në fjalimin e tij të shkurtër duke shtuar se ka punë dhe nuk mund të vazhdoj më tutje në Kuvend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme