Në Lupç të Podujevës rifilluan gërmimet për të pagjeturit

23:30 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Kur Kosova po feston ditën e çlirimit, në Lupç të Podujevës rifilluan gërmimet për t’i kërkuar të pagjeturit nga lufta e fundit.
Në këtë fshat dyshohet se në një varr masiv mund të ketë trupa të shqiptarëve të vrarë.

Latif Mehmeti, kryetar i Shoqatës së të Pagjeturve në Komunën e Podujevës thotë se është koha e fundit që Kosova të përfshijë në dialog edhe çështjen e të pagjeturve.

“Familjarët e kanë humb shpresën në institucione. Rasti i fundit është që në platformën e bisedimeve me Serbinë si kusht të hyjë edhe çështja e të zhdukurve. Nëse kjo nuk ndodh ky proces veç po përfundon”, tha ai për televizionin publik të Kosovës.

Në Kosovë që nga paslufta rezultojnë të zhdukur 1652 persona.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme