Numër i vogël i shqiptarëve ushtruan të drejtën e tyre të votës në Serbi gjatë së dielës.
Megjithatë ata që votuan thonë që po zhvillojnë luftë me asimilimin.
Nga listat e votuesve janë larguar rreth 6 mijë shqiptarë për shkak të pasivizimit të vendbanimit. Në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Serbisë, shqiptarët bojkotuan këto të fundit. Ata nuk morën fletëvotimin për president. Kjo për shkak se sipas tyre kreu i shtetit nuk i përfaqëson ata.
Nëpër qendrat e votimit në Preshevë e në Bujanovc, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare u pa një numër i vogël i qytetarëve tek votonin, rreth 20 përqind e atyre të regjistruar. Derisa, u tha se pasivizimi i vendbanimeve të tyre po ndikon që të ketë më pak votues e u ftuan të votojnë masivisht.
Shqiptarët që jetojnë në Serbi garuan me dy lista në zgjedhjet parlamentare, atë të Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar me në krye Shaip Kamberin dhe Alternativën e Shqipërim Arifit. Lista e Kamberit bojktoi votimin për president, ndërkohë që Arifi votoi edhe në zgjedhjet presidenciale.
Shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e ushtruan të drejtën e votës, serbët e Kosovës u organizuan e me autobus udhëtuan për më serbi për të votuar në zgjedhjet parlamentare e presidenciale./tch/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë