Në rrëfimin për emisionin Pressing, Xhavit Haliti ka treguar çfarë i kishte thënë ish-presidenti Ibrahim Rugova në një rast, kur e kishte pasur rastin të rrinë së bashku për tre ditë e tre net në Lugano të Zvicrës.
Haliti ka thënë se Rugovën e konsideron mik të tijin, por ka thënë se në aspektin organizativ nuk është pajtuar asnjëherë me të. Ai ka kujtuar edhe fjalët e tij, kur i kishte thënë që s’do ta pengojë e as të dalë kundër luftës së armatosur.
“Me Rugovën njëherë kemi ndejtë tre dite e tre natë bashkë në Lugano dhe jemi takuar pastaj prapë disa herë. Rugovën e njoh si mik timin, por organizativisht s’jam pajtu kurrë me të. Na kemi qenë për me lëvizë puna. Përgjigja e tij ka qenë shiqo nuk është mirë me thënë që ke folë për çështje lufte, por unë s’ju pengoj. Unë s’dal kundër publikisht, por s’dua ta lë rrugën time”, ka rrëfyer Haliti për takimin me Rugovën në vitet ’90.
Haliti ka folur po ashtu edhe për trajnimin e forcave të armatosura në Shqipëri, që kishin filluar në vitin 1991. Ai është pyetur se kush i kishte dërguar këto trupa për trajnime, UÇK-ja apo LDK-ja, por nuk ka dhënë një përgjigje definitive.
“Grupet e para kanë shkuar në vitin ’91. Kush i ka çu… shiqo LPK-ja nuk ka çu njerëz në dasëm. LPK-ja ka vepruar ndryshe”, ka thënë Haliti.
Haliti, si veprimtar i hershëm, ka treguar se si ishte takuar shpeshherë edhe me ish-presidentin e Shqipërisë, Ramiz Alia. Ka thënë se presidencën shqiptare e kishte si shtëpinë e tij.
“Në atë kohë kemi pasur takime me Ramiz Alinë… aty e kam pasur si në shtëpi timen”, ka thënë Haliti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...