Brian Corteville Konsulli i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, thotë se sipas të dhënave të vitit 2015, nga 19 mijë kosovarë që aplikuan në Lotarinë Amerikuane, 200 prej tyre janë zgjedhur dhe pak më shumë se 100 kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton arbresh.info.
Ai bënë të ditur se qytetarët mund të aplikojnë në Lotarinë Amerikane nga 3 tetorit deri më 7 nëntor.
“Nuk kanë nevojë të paguajnë asgjë, pas përzgjedhjes, kontaktohen dhe duhet të vijnë në ambasadë për intervistë. Njoftohen në maj nëse kanë fituar, dhe nëse kanë fituar në tetor 2018 marrin vizat,” është shprehur Corteville në RTK.
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes uebsajtit zyrtar që mund ta gjejnë në uebsajtin e ambasadës amerikane në Prishtinë,
Ai ka paralajmëruar aplikuesit për mashtrimet që mund të hasin gjatë kohës sa presin përgjigje.
“Ka mashtrime përmes e-mail të ndryshëm prandaj duhet të kenë kujdes. Vetëm përmes një kodi në uebsajt do ta shohin nëse kanë fituar, sepse departamenti amerikan i shtetit nuk njofton aplikantët përmes e-mail.”
Kur aplikojnë, ai po ashtu thotë se nuk duhet t’ju drejtohen agjencive, sepse ka më shumë gjasa për mashtrim.
“Mund të ju thonë, do të ju japim kodin nëse më jep një mijë euro,” është shprehur konsulli Corteville.
Në lotari mund të regjistrohen të gjithë, një cift, familjarë, apo kushdo që dëshiron ëndrrën amerikane, nuk është e domodoshme të dini gjuhën angleze apo të keni dikë në ShBA. Po ashtu, mund të zgjidhni në cilindo vend të emigroni.
Më shumë se një qind kosovarë emigrojnë çdo vit. Shqiptarët nga Shqipëria janë shumë fans të programit dhe fitojnë rreth një mijë veta çdo vit./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...