Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot është vendosur gurthemelin i një objekti të ri për nënstacionin policor në Ura e Bistricës së Leposaviqit.
Ai theksoi se ky objekt modern do të shërbejë për përmirësimin e kushteve të punës për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
‘Në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës së sigurisë dhe kushteve të punës së Policisë së Kosovës, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vendosëm sot gurthemelin e objektit të ri të nënstacionit policor te vendi i njohur si Ura e Bistricës së Leposaviqit”, tha ministri.
Ai shtoi se, nga vetëm një zyrë që kishte ekzistuar për ruajtjen e kufirit me Serbinë, tani janë krijuar 9 nënstacione, të cilat janë në shërbim të sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Nga 1 zyre që kemi gjetur në dispozicion të ruajtjes së kufirit me Serbinë sot kemi 9 nënstacione me polic të përkushtuar e në shërbim të Republikës sonë. Do të vazhdojmë pa u ndalur në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona për të përballur me sukses çdo sfidë që mund të na dalë përpara”, pohon ai./Arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...