Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të bëjë homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi.
Sipas njoftimit, homazhet bëhen nga ora 10:00 – 12:00 në hollin e Kuvendit.
Ali Lajçi ka vdekur në moshën 69 vjeçare.
Lajçi ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.
Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg. Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Liverpooli i ofron Alexander-Arnold një kontratë ‘astronomik...