Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përkujton heronjët e kombit, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin, të cilët 22 vjet më parë ranë heroikisht.
Kurti, kujton 28 nëntorin e vitit 1997 kur bashkë me Fehmi Lladrovcin kishin kremtuar festën e flamurit në München të Gjermanisë.
Kurti tregon përshtypjet e tij për Lladrovcin, për të cilin thotë se “Nëse luftëtari i UÇK-së është sa çereku i Fehmi Lladrovcit, s’ka gjë që na ndal, mendova me vete”./arbresh.info/
Postimi i plotë:
28 nëntorin 1997 e kemi kremtuar bashkë në München të Gjermanisë. Mandej udhëtuam për Düsseldorf ku qëndruam një natë, para se të vazhdonim për Amsterdam prej nga fluturuam për ShBA.
Fehmi Lladrovci ishte siç ma kishte përshkruar Adem Demaçi: porsi prushi (“zharavë”, nofkë kjo e Bacës Adem për të nga koha e burgut në Stara Gradishkë të Kroacisë). Përveçse i burgosur politik, Fehmi Lladrovci ishte inxhinier i makinerisë nga Universiteti i Zagrebit. Nëse luftëtari i UÇK-së është sa çereku i Fehmi Lladrovcit, s’ka gjë që na ndal, mendova me vete.
Shoqata “Shqiponja”, e udhëhequr nga Lulzim Dragidella e pat organizuar atëbotë festën e 28 nëntorit 1997 në Gjermani, ku morëm pjesë bashkë me Bujar Dugollin, e ku takova Fehmi Lladrovcin e Rexhë Ibërdemajn.
Mbresa të pashlyeshme sot teksa bëmë homazhe te përmendorja e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit që para 22 viteve ranë heronj bashkë me ushtaren Fatime Hetemi.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua