Kanë mbetur edhe katër ditë të plota deri në ditën kur qytetarët e Kosovës do tu drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhur kryetarin e ri të komunës dhe asambelistët e kuvendeve komunale.
Zgjedhjeve lokale të 22 tetorit do t’i nënshtrohen 1 milion e 890 mijë e 952 votues me të drejtë vote.
Prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj, ku nga ta 14 mijë e 176 votues të rinj që pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në qershor të 2017 kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet Lokale më 22 tetor.
Ndërkaq 3 mijë e 835 votues të tjerë janë që nuk kanë qenë në listën përfundimtare të votuesve në zgjedhjet parlamentare, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil.
E për mbarëvajtjen sa më të rregullt të këtij procesi zgjedhor, KQZ tashmë ka bërë përgatitjet e duhura.
Tashmë edhe fletëvotimet kanë arritur në KQZ dhe çdo gjë është gati për të dielën e 22 tetorit.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Po, mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet kanë ardhur në Kosovë gjatë kësaj jave. Fletëvotimet dhe material tjetër zgjedhor do të shpërndahet nëpër Qendrat e Votimit të dielën në mëngjes, para hapjes së tyre sipas planifikimeve me Planin Operacional”, ka thënë Elezi.
Zgjedhjet e 22 tetorit do të vëzhgohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, Organizatat Ndërkombëtare, Ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara