Google ADS

Në Kosovë vitin e kaluar kanë ndodhur rreth 24 mijë lindje

16:22 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në vitin 2016 në Kosovë kanë ndodhur 23 mijë e 494 lindje, raporton Arbresh.info.

Sipas këtyre statistikave 23 mijë e 416 lindje janë të gjalla ndërsa 78 janë të vdekura.

“Prej tyre lindje të gjalla janë 23 mijë e 416 kurse 78 janë lindje të vdekura. Lindjet qe kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar 6 916, prej tyre janë 6 915 lindje te gjalla dhe 1 lindje e vdekur”, thuhet në raportin e ASK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme