qind të ujërave të zeza
Në Kosovë, sot trajtohen vetëm 5 për qind prej tyre. Një gjë të tillë e ka pranuar i pari i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.
Në “Intervistën e Javës” në Koha.net ai është shprehur vetëkritik.
“Nuk duhet ta mbajmë fshehtë këtë që në Kosovë sot trajtohen vetëm 5 për qind të ujërave të zeza që është jashtëzakonisht pak. Prej tyre që po trajtohen janë pranë liqeneve akumuluese. Gjatë këtij viti, do ta fusim në funksion impiantin e ujërave të zeza në Batllavë, Orllan”, tha Matoshi.
Ministri i këtij dikasteri, ka folur edhe për impiantin në Prishtinë i cili do të trajtonte ujërat e zeza. Thotë se problem për ngecjen e ndërtimit të këtij impianti, është çështja e kolektorëve.
“Impianti parashihet të ndërtohet në Fushë Kosovë, mbulon Prishtinën dhe rrethinën. Jemi duke diskutuar për kolektorët, kjo arrihet vetëm nëse kolektorët lidhen me gjithë Prishtinën. Nëse arrihet të ndërtohet, do të jetë projekti më kapital për Kosovën. Nëse nuk ndodh, fajtor jemi ne sepse kredia për të veç është ratifikuar, pra fondet janë siguruar nga Franca. Për kolektorët po diskutojmë me Gjermaninë dhe Zvicrën”, thotë Matoshi, duke shtuar se edhe në Pejë, janë gati në nisje të ndërtimit të një impianti, e në Prizren, një e tillë është në përfundim. Gjithashtu në Gjilan e Ferizaj, thotë se janë në diskutime për të nisur ndërtimin e tyre.
Trumpit i duhen vetëm edhe 4 vota elektorale për të fituar p...
Përplasen automjetet në Vlorë, dy të lënduar
Zgjedhjet në SHBA/ Si votojnë astronautët nga hapësira?
Prishtina pret Dritën në ndeshjet e mbetur nga xhiro e dytë
Trump fiton Pensilvaninë
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri