Ndërtimi i autostradës ‘Ibrahim Rugova’, dhe më pas dyshimet dhe akuzat për korrupsion ndaj Fatmir Limajt rreh projektit, kanë bërë që rrjeti i madh televiziv ‘Al Jazeera’, t’i kushtojë një film dokumentar gjithë këtij procesi që në fund rezultoi me lirimin e Limajt dhe të tjerëve nga të gjitha pikat e aktakuzës.
Rastin e gjykimit të Fatmir Limajt e kishte udhëhequr gjyqtarja suedeze e EULEX-it, Marie Tuma, e cila rrëfen gjithë eksperiencën e saj përgjatë gjithë rastit, brenda dhe jashtë sallës së Gjykatës.
Tuma thotë se ndonjë herë e ndjenë së Kosova sundohet nga krimi dhe nga një shoqëri e cila është e ndërtuar mbi korrupsionin,.
“Ndonjëherë ndjejë se është bota e krimit ajo që vendos rregullat. Duket se e gjithë shoqëria është e ndërtuar mbi korrupsionin”, thotë Tuma për Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.
Tuma thotë se përderisa ka qenë gjyqtare e këtij rasti është ndjerë më e izoluar se asnjëherë tjetër, pasi që ishte ndjerë e shqetësuar për sigurinë e saj.
Ajo në këtë dokumentar tregon se si në banesën ku jetonte, nuk kishte guxuar asnjëherë që të ndezte dritat dhe gjithmonë i kishte mbajtur perdet e lëshuara.
Megjithatë gjyqtarja e EULEX-it vazhdon të besojë në drejtësi.
‘ Kjo është diçka e rrënjosur thellë brenda meje. Që kur isha fëmija, kam besuar se e mira do të triumfojë mbi te keqen” shprehet ajo.
Në këtë dokumentar përveç gjyqtares së EULEX-it, flasin dhe Fatmir Limaj, e deputeti Milaim Zeka.
Zeka në këtë dokumentar shfaqet me qëndrime të dyfishta. Derisa fliste në periudhën kur ishte gazetar, thoshte që “arrestimi i Fatmir Limajt për korrupsion ishte gjëja më pozitive që EULEX-i kishte bërë në Kosovë.
Ai thoshte se me Limajn ishte takuar gjatë luftës dhe kishte mbledhur para për t’ia paguar avokatët kur ishte akuzuar për krime lufte, dhe thotë se kurr nuk e kishte besuar se ‘një hero mund të shndërrohet në një hajn”.
“Po ta shikoni autostradën, ka kushtu 1 miliardë euro. Çdo kompani që ka marrë tenderin, 20 për qind u dashtë me ia dhanë ministrit dhe njerëzve të tij”, thotë Zeka në këtë dokumentar.
Por fjalët e Zekës ndryshojnë pasi futet në partinë e Fatmir Limajt.
“Gazetarët mund të krijojnë vetëm opinione, ndërsa politikanët janë ata që marrin vendime. Fatmiri mu ka betu që krejt janë fabrikime”, shprehet deputeti Zeka.
Ai ndër të tjera thotë se misioni i EULEX-it është edhe i çuditshëm.
“Është i çuditshëm misioni i EULEX-it, Çka të duash zbulo, është shumë shumë e kotë. Kam dëshmitar që EULEX-i iu ka thanë : qe sa të doni pare, veç dëshmoni kundër njerëzve të luftës”, shprehet Zeka në dokumentar.
Ndërsa Limaj rrëfen se si një natë vonë nëna e tij i kishte kërkuar që të shihte autostradën e ndërtuar, dhe bashkë kishin dalë në ato orë të vona me makinë për të parë gjithë ndërtimin e bërë.
Shkrimi i plotë në ‘Al Jazeera’
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...