Javën e fundit shtetet në rajon janë përfshirë nga një epidemi e fruthit por Kosova nuk është në rrezik.
Kështu ka bërë të ditur Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Ramadani përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosovë nuk ka epidemi të fruthit.
“Epidemia e fruthit në vendet e rajonit dhe disa shtete evropiane!
Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit!”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët për të mbrojtur shëndetin e tyre.
“Apel prindëve!
Nëse për shkaqe të ndryshme nuk i keni vaksinuar fëmijët lajmërohuni menjëherë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familiare në komunat përkatëse për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve”, ka përfunduar Ramadani.
E veç dhjetëra rasteve të prekura nga fruthi sot në Shqipëri është raportuar edhe për një humbje jete të një foshnje 4 muajshe./Arbresh.info/
Lexo edhe: Humb jetën foshnja katër muajshe nga fruthi
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...