Ninullat më të mira janë thurur për të.
E simbole në të tregojnë për lidhshmërinë e shqiptarëve dhe traditën historike.
Por, sa është interesimi për blerjen e djepit e rrëfen për arbresh.info, Emin Islami, shitës tash e dy dekada.
Interesimi për blerjen e tyre ka kaluar edhe trojet shqiptare.
“Ka të interesim shumë pasi janë praktik. Prej shekullit XIV e këndej na e kemi përdor këtë. Ka shumë të interesuar tash e ka porosit njëri prej Zvicrës. Kom shumë kërkesa prej Gjermani. Gjermanët janë të interesuar pasi i kanë pa atje shqiptaret edhe po kërkojnë edhe ata më ble”.
E duket që malli për atdhe në një formë po mbushet me djepet në të cilët mbajnë simbole historike.
“Këto i prodhon dikush tjetër na vetëm i shesim. Për shqiponjë ka shumë kërkesa me kësi dizajni edhe gjermanët turistë sa herë vinë janë të interesuar me i ble edhe kinez kemi pas të interesuar që të blejnë.”
Islami që shtijën e tyre thotë se do ta vazhdoj deri sa të jetë në gjendje të punoj, e ka dëgjuar edhe deklaratën e pediatrit nga Gjakova, por që ka një pyetje për të.
“E kom dëgjua atë deklaratë dhe me kanë që s’o i shëndetshëm e kishin ndalu moti. Po mendoj se ky është shumë i shëndetshëm për fëmijë pasi ashti si dredhohet dhe gjumin e ka më të rehatshëm. Unë për çdo ditë shes këtu po më befason se ka shtëpi me milion euro dhe vinë e blejnë këtu beshika”.
Se edhe vetë janë rritur në të e thonë edhe qytetarët tjerë. Madje sipas tyre asgjë nuk ju ka ndodhur më rritjen në mënyrë tradicionale me djep, të njohur në zhargonin tonë edhe si “beshik”.
“Po gjithë i kemi rrit deri sa janë bat ë mëdhenjtë. Ndoshta edhe mundet më kanë e vërtet ajo që ka thënë… Po në djep i kemi rrit. Na gjithë i kemi qit në djep mirë janë s’kanë probleme asnjë”.
“Beshikët” të cilët ndërtohen nga druri, kanë një kosto prej 90 euro. /V.Selimi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...