Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, kurse në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë 85 mijë vaksina. Sot, në mënyrë simbolike në ditën e të moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar.
Në vend ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Shumica e komunave tashmë kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare, orare qendrat dhe ambulancat e mjekësisë familjare se ku qytetarët mund t’i marrin vaksinat.
Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se tashmë të gjitha komunat e Kosovës janë furnizuar me vaksina dhe se vaksinimi ka filluar sipas planit për grup-moshat me indikacione shëndetësore, kurse sot, në ditën e të moshuarave në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, do të jepen në mënyrë simbolike disa vaksina për të moshuar:
“Në qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare në nivel të Kosovës ka filluar sezona e vaksinimit të kategorive të rrezikuara me vaksinën kundër gripit sezonal dhe ky proces pritet të vazhdojë pa asnjë problem. Sot, në mënyrë simbolike në ditën e të moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar. Presim të ketë një fushatë vaksinimi të suksesshme me qëllim që të vaksinohen kategoria e grupeve që konsiderohen të rrezikuar: personat të moshuar, ata të moshës mbi 65 vjet, ata me sëmundje kronike, shtatzënat, punëtorët shëndetësorë dhe fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, që kanë imunitet të kompromituar”, tha Hoti.
Ndërkaq, Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, i kanë thënë Radio Kosovës se për vitin 2024 – 2025 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë vaksina të blera në bashkëpunim me UNICEF-in.
Vaksinimi sipas mjekëve specialistë është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e gripit sezonal dhe sëmundjeve tjera serioze infektive.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...