Mbi 30 maune me naftë, të cilat kanë tentuar që të futen në Kosovë përmes pikave kufitare janë kthyer mbrapa.
Kjo pasi ato kanë rezultuar që të jenë jashtë parametrave të lejuar, shkruan sot Koha Ditore.
Cilësinë e dobët të kësaj nafte e ka konfirmuar edhe superanaliza që Dogana e Kosovës ka bërë në laboratorët e akredituar, pasi që i ka marrë mostrat nga kontrolli që ka bërë në kufi.
Megjithatë, kontrolli i naftës për cilësi vazhdon të jetë në nivel të ulët. Vetëm 6 për qind kontrollohet nga Dogana e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër hyn në treg pa u kontrolluar fare.
Shqetësim për këtë ka ngritur edhe Shoqata e Naftarëve të Kosovës, e cila ka kërkuar nga Qeveria që të formojë një rregullator, i cili do të merrej me cilësinë e naftës që hyn në Kosovë, ashtu siç kanë edhe vendet e rajonit.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...