Në Kosovë gjatë vitit 2018 janë dënuar mbi 28 mijë persona

15:11 | 3 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë” për vitin 2018.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona madhorë, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale, si dhe personat e dënuar për kundërvajtje në vitin 2018.

“Këto të dhëna ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit, mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, llojit të dënimit etj”, thuhet në njoftimi e ASK-së.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në gjykatat themelore dhe degët e tyre gjatë vitit 2018, të akuzuar për vepra penale kanë qenë gjithsej 28.696 persona, prej tyre me aktgjykim gjykues janë dënuar 19.721 persona. Nga numri i përgjithshëm i të dënuarve, 1.011 ishin gra.

Krahasuar me vitin 2017, numri i të akuzuarve në vitin 2018 është më i madh për 1.990 persona ose shprehur në përqindje për 7.4%. Ndërsa, numri i të dënuarve është më i madh për 968 persona ose 5.2%, krahasuar me vitin 2017

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme